Diskutohet Draft Strategjia dhe Planini e Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Sot me datë 03.07.2018 në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, OJQ POLIS në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit ka mbajtur takim me qytetarë për Draft Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Lipjanit. Pjesë e këtij projekti është hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit në
Komunën e Lipjanit. Meqë Strategjia është në diskutim publik, ky aktivitet realizohet si pjesë e diskutimit të publikut.

Ky projekt është shpërblyer në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe mbështetur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...