LDK-AKR-PD-PAI Lipjan: U dakorduam për mospjesëmarrje në seancen e jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë të opozitës

PUBLIKUAR

LDK-AKR-PD-PAI kanë dal me një deklaratë të përbashkët në lidhje me për mospjesëmarrje në seancen e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit me kërkesë të opozitës, për të diskutuar Raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
DEKLARATA PLOTË:
Nga takimi i përbashkët i anëtarëve të Kuvendit Komunal, LDK, AKR, PD dhe PAI u dakorduam për mospjesëmarrje në seancen e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit me kërkesë të opozitës, për të diskutuar Raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
Ne konsiderojmë se ky është një hap i ngutshëm dhe i pamenduar mirë që bije ndesh me Planin  e Punës së Kuvendit të aprovuar nga vet Kuvendi, e që planifikon për muajin korrik të diskutohet ky raport.
Raporti është ende në fazën e komenteve dhe është për vitin 2017, ne vlerësojmë se nuk është imediate dhe e jashtëzakonshme të diskutohet pasi do të diskutohet në seancen e rregullt të korrikut.
Siq duket opozitën po e pengojnë sukseset e njëpasnjëshme të Komunës tonë dhe po tërheqin vëmendjen diku tjetër sepse opinioni i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Lipjanit është opinioni apo vlerësimi më i mirë i mundëshëm që u ipet komunave.
Në vend se ti gëzohen faktit të vlerësimeve  dhe marrjes së çmimeve për përformancë të komunës tonë duket opoziten në Lipjan e pengon progresi dhe rezultatet e vlerësuara nga organizata vendore e ndërkombëtare si komuna e parë për menagjim në shumë fusha. Pavarsisht tendencave adoleshente opozitare ne do vazhdojmë me punë të ndryshojmë Lipjanin dhe fshatrat tona.
03.07.2018
Grupi i Anëtarëve nga LDK-AKR-PD dhe PAI në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...