Kuvendi i Komunës,sot nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së nëntë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.
Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari Imri Ahmeti dhe drejtorët përkatës.
Po ashtu gjatë kësaj seance Kuvendi ka aprovuar, Kornizen Afatmesme Buxhetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2019-2021, Propozim Rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për ndërtimin e infrastrukturës si dhe Propozim Vendimi për pezullimin e përkohshëm të vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Llugaxhi.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës
PUBLIKUAR


