Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shprehur shqetsimin e tij në lidhje me të mos implementimin asnjë projekt kapital nga Qeveria në komunën e Lipjanit.
Në debatin me qytetar Imri Ahmeti Kryetari i Komunës së Lipjanit ka shprehur shqetësimin duke thënë se viti 2018 është viti parë që ndodh të mos implementohet asnjë projekt kapital nga Qeveria në komunën e Lipjanit.
“Nuk ka ndodh kështu kurrë të suspendohen siç duket deri me tani investimet nga niveli qendror për komunën tonë”, tha Ahmeti.
Tutje ai shtoi se, “Shpresoj në vijim të gjejmë mirëkuptimin që projektet e parapara në buxhetin e vitit 2018 në ministrit përkatëse të fillojnë të implemetohen në veçanti rreth rrotullimi tek Banulla dhe rruga katër korsi nga Banulla deri në Lipjan si dhe investimet në zonën ekonomike në Kërqevë, dhe disa projekte të tjera te cilat janë të buxhetuara për vitin 2018”, është shprehur ai.


