Kosovarët dhe ndërkombëtarët tërë natën punuan në draftin e Speciales

PUBLIKUAR

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar për Klan Kosovën se ishin dy arsye pse nuk u votua Gjykata Speciale në seancën e sotme në Kuvend.

Zyrtari konfirmoi se sot nuk ishin siguruar votat e duhura “pro” dhe se ka pasur mospajtime të theksuara mes vendorëve dhe të huajve mbi tekstin e ligjit për Speciales.

Mbi të gjitha, ky burim që foli me kusht anonimiteti për Klan Kosova, e konfirmoi se efektin më të madh në atë që ndodhi sot e pati vendimi i gjykatës për Rastin Drenica.

Televizioni ka mësuar se përfaqësues të BE-së kishin punuar gjatë tërë natës së kaluar me përfaqësuesit e qeverisë për të arritur një pajtim në lidhje me tekstin e draftit të dokumentit që do të vihej në votim sot në Kuvend – gjë që nuk u arrit.

Një burim tjetër nga Qeveria ka thënë se ndërkombëtarët dështuan të sjellin një version final, të pranueshëm të drafit për ligjin e speciales.

Por, zyrtari ndërkombëtar ka thënë se “kosovarët e dinë mirë se cilat kanë qenë komentet tona për ligjin”.

I njëjti ka thënë se nuk beson se gjykata do të votohet në fillim të javës së ardhshme.

“Ata do të presin edhe disa ditë për të parë efektet e rastit Drenica”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...