Fisi, Grabovcit: Shoq, pshtim s’ka, veç vonim – Gjykata Speciale nuk kalon dhe pikë

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka thënë se seanca e Kuvendit – ku do të votoheshin amendamentet të cilat do t’i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale – është shtyrë për shkak se PDK nuk ka arritur t’i sigurojë votat për kalimin e saj. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.

“Zakonisht, në seanca të rëndomta, salla e Kuvendt të Kosovës po është gjysëm i zbrazët. Kjo shihet edhe prej numrit të deputetëve që votojnë në këto seanca. Rrallëherë tejkalohet 80-shi prej 120 vetave. Ma së shpeshi janë diku 60-70. Shumica që mungojnë janë të koalicionit në pushtet.

Sot, kur pati me u votue Gjykata Speciale, u mbush salla, sepse duheshin 2/3 me votue për me kalue vendimi, edhe prapë, kur e pa që nuk i ka numrat, shefi i shefave, Grabovci, për mos me i shkue huq mundi e me humbë në vota, e shpiki një arsyetim të lodhët për me e shtye seancën.

Shoq, pshtim s’ka, veç vonim. Gjykata Speciale nuk kalon. Pikë” (sic.).

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...