Reperi amerikan aferë seksuale me Rita Orën?!

PUBLIKUAR

Këngëtarja Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve roze botërore, por jo për muzikën e saj.

Në fakt, reperi amerikan A.$.A.P Rocky në këngën e re përmban disa fjalë ofenduese për këngëtaren shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Ju betohem se lavirja Rita Ora ka një gojë të madhe. Herën tjetër kur ta shoh, do të ndryshoj drejtim. Do ta godas laviren sepse e meriton të largohet jashtë…”, janë vargjet që i kushtohen Orës.

Madje, reperi pohon se ka pasur marrëdhënie seksuale me këngëtaren e hitit “Poison”.

Megjithatë, mediat botërore kanë mëdyshjet e veta pasi që reperi dhe këngëtarja prishtinase nuk janë parë të afërt me njëri-tjetrin.

Mbetet të shihet se si do të veproj Rita, pasi që ajo deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me pohimet e reparit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...