Qytetarët e Skenderajt në protestë, kundërshtojnë dënimin e Sami Lushtakut

PUBLIKUAR

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së, mijëra qytetarë të Skenderajt, sot që nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar një protestë në rrugët e Skenderajt.

Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhet thirrje kundër dënimit të ish-komandantëve dhe kundër EULEX-it.

Ata bënin thirrje kundër siç thanë, dënimeve të padrejta që u bënë nga gjykata në Mitrovicë. Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, ku më pas i janë bashkuar edhe shumë qytetarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...