Nisma reagon: Mjaft më me politika të logjikës së strucit

PUBLIKUAR

Edhe Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj dënimit me burg të të akuzuarve në rastin Drenica.

Në një komunikatë për medie thuhet se është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund.

Ja komunikata e plotë e Nisma për Kosovën
Mjaft më me politika të logjikës së strucit

Marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur. Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosovës do të vazhdojë me Gjykatën Speciale.

Aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës. Kanë qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjesëtarët e UÇK-së. Janë gjetur “dëshmitarë” ku janë e ku s’janë. Ndërsa krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre nuk kemi ndjekjen dhe dënimin e tyre.

Prandaj është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...