Kryetari Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumi të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur Petrit Selimin Drejtori Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumi të Kosovës me bashkëpunëtor, ku temë diskutimi ishte mbështetja në përmiresimin e efiçiences energjetike.
Kryetari Imri Ahmeti, fillimisht ka njoftuar përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumit të Kosovës se deri ku ka arritur projekti i efiçiences energjetike me të cilin projekt do të përmirësohet gjendja e ndërtesave të banimit dhe do të krijohen ambiente të mira duke përfshirë shtëpitë individuale dhe ndërtesat shumëbanesore në qendren e qytetit të Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumit të Kosovës për gadishmërinë e ofruar në përkrahjen për zbatimin e projektit të efiçiencës me theks të veçantë për objektet kolektive në qytetin e Lipjanit.
Nga ana tjetër Petrit Selimi, përfaqësues i këtij Fondacioni ka theksuar se ky projekt, përmes aktiviteteve pilotuese, ka për qëllim të mbështesë rritjen e efiçiences energjetike në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin ne ngrohje qe nuk bazohet ne energji elektrike, njofton Komuna.

Ne kuader te projektit, po ashtu parashihet edhe mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat qe ofron sherbime ne fushen e efiçiences energjetike, duke perfshire edhe avancimin e pozites se grave dhe kategorive te cenueshme sociale.
Në fund të këtij takimi Kryetari Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit e këtij Fondacioni u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në dobi të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...