Të respektohet Marrëveshja për diplomat

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë iu ka premtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës se Qeveria e Kosovës do t’i sigurojë tekste shqip, në mënyrë që nxënësit shqiptarë të mësojnë me tekste cilësore. Këto deklarata ministri Bajrami i ka bërë gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, duke u bërë kështu ministri i parë i Arsimit të Kosovës që viziton tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Bajrami ka ofruar ndihmë e për sektorin e arsimit, sa i përket furnizimit me tekste shkollore, përfshirjes së të rinjve të kësaj treve në arsimin publik në Kosovë, nostrifikimit të diplomave dhe sigurimit të kushteve më të mira për arsim cilësor, shkruan “Zëri”.

Fillimisht ministri ka pasur një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, me të cilin ka biseduar për shumë çështje që i preokupojnë shqiptarët, ndërsa bashkërisht kanë vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...

Nën kërcënimin e thikës, pesë persona ia grabisin 700 euro dhe një telefon dy shtetasve kolumbiane në Prishtinë

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në...