Apple iOS 9 me version të dedikuar për modelet më të vjetra të iPhone

PUBLIKUAR

Është e kuptueshme që tashmë kanë filluar thashethemet për versionin e ri të softuerit të Apple, iOS 9, sepse kanë mbetur vetëm disa javë deri në fillimin e konferencës vjetore të kompanisë, WWDC 2015.

Por një raport i ri i cili ende nuk dihet nëse është i saktë thotë se kësaj radhe, Apple nuk do ta ketë vetëm një variant të versionit të saj më të ri të softuerit për pajisjet mobile. Në fakt thuhet se kësaj radhe do të jenë dy versione të iOS 9.

Sipas raportit thuhet se njëri version i iOS 9 do të jetë për pajisjet e reja mobile të Apple, ndërsa një version tjetër i iOS 9 do ti dedikohet modeleve më të vjetra të iOS 9 të cilat përdorin procesorin A5.

Gjithsesi se me versionin kushtuar modeleve si iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, pajisjet e reja të Apple do të punojnë shumë më shpejtë dhe shumë më mirë, ndërsa me versionin më të lehtë të iOS 9, pritjet janë që edhe modelet si iPhone 4 dhe iPhone 4S ta kenë ndërfaqen e re të Apple, pa e ngarkuar shumë pajisjen mobile. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...