Veseli: Nëse LDK nuk e voton Thaçin për president, shkojmë në zgjedhje

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari aktuali i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse LDK nuk e zbaton marrëveshje për tu bërë Hashim Thaçi president i vendit, atëherë do të shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se do të pritet derisa të vije koha e zbatimit të marrëveshjes dhe se më pas do të shikohen opsionet për këtë çështje. Por, Veseli ka thënë se Thaçi në çdo variant në vitin 2016 do të jetë president i Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje me parterin tonë të koalicionit, LDK-në. Do të shohim se a po e mbajnë këtë marrëveshje. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shkohet në kërkim të votës sovrane. Por, unë mund të them se Thaçi do të jetë president në vitin tjetër”, ka thënë Veseli për Ora News.

Ai nuk ka dashur të flas shumë për postin e të parit të PDK-së, se kush do të jetë në krye të saj pas zgjedhjeve në parti. Veseli vetëm ka thënë se Thaçi vazhdon të jetë kryetar i PDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...