Reagim nga Komuna e Lipjanit: Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj lajmit e cili është  shpërndar në lidhje me eleminimin e qenëve endacak.

“Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV(Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë) dhe nuk është e vërtetë që Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë një urdhër të tillë ashtu siç është pohuar” thuhet në reagim.

Ky është reagimi plotë nga Komuna:

Reagim nga Komuna e Lipjanit

Të nderuar qytetarë në disa portale dhe profile po dezinformohet opinioni lidhur me qent endacak në qytetin e Lipjanit, kinse Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë urdhër për eleminimin fizik të qenëve endacak.
Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV(Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë) dhe nuk është e vërtetë që Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë një urdhër të tillë ashtu siç është pohuar.
Në dobi të informimit te drejtëtë opinionit,
Komuna e Lipjanit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë as nuk e ka këtë kompetencë.
Komuna e Lipjanit nuk ka asnjë informacion lidhur me ndonje veprim nga kompetentët në këtë rast AUV edhe pse nga ky institucion ka kërkuar trajtimin e qenëve endacak sepse vertet qyteti i Lipjanit është vërshuar nga ta por asesi Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër të tillë. Prandaj çdo spekulim dhe çdo shpifje të disa individëve kinse dashamirë të mbrojtjes së kafshëve është tendencë e dezinformimit dhe tërsisht e pavertet.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...