Ž. M. (67) nga Pozharevci, ka gjetur vdekjen në një garazh nëntokësor të përmbytur të ndërtesës së tij në Jug-Bogdanovska, gjatë stuhive që e goditën atë qytet. Sipas qiramarrësve, pronari i banesës që jetonte në katin përdhes parkoi makinën në një garazh nëntokësor, raporton Arbresh.info.
Ai kur kishte filluar të zbriste me ashensor për tek garazahat nëntoksore tashmë niveli i ujit në bodrum ishte rreth 2 metra. Në momentin kur ashensori u rrëzua, ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike dhe dera nuk ishte hapur…

Zjarrfikësit kishin filluar të largojnë ujingna hapësira e garazhit dhe bodrumit ku edhe kanë gjetur trupin e një njeriu. Supozohet se vdekja ka ndodhur për shkak të mbytjes, por ende nuk është e qartë se në kohën e vdekjes kishte ndonjë një njeri tjetër.

Hetimi do të tregojë se çfarë ndodhi saktësisht. Stuhitë e rënda të shoqëruara nga reshjet e mëdha, goditën Požarevacin rreth orës 16.20. Qyteti ishte paralizuar plotësisht për rreth një orë. Disa rrugë në qytet janë përmbytur dhe uji ka hyrë në bodrumet dhe në katin përdhes të shumë ndërtesave./Arbresh.info


