Arrestohen dy persona në Lipjan

PUBLIKUAR

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për (katër) vjedhje të rënda dhe një tjetër person për pranim të mallrave të vjedhura.

“Rastet kanë ndodhur në fshatin Kojske të Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme (vlera e saktë nuk dihet)

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar:

T.A. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për katër vjedhje të raportuara) dhe

A.H. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për pranim të mallrave të vjedhura)”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...