Komuna e Lipjanit edhe sot ka vazhduar dëgjimet publike për Qarkoren e parë buxhetore në fazën përgaditore për planifikimin e buxhetit për Kornizen Afatmesme Buxhetore për vitin 2019– 2021, e cila do të aprovohet në Kuvend dhe dërgohet në Ministrinë e Financave për të filluar edhe përgaditjen për qarkoren e dytë ku përcaktohen kufijtë buxhetor ku përsëri do të mbahen dëgjimet publike deri në përmbylljen e Planifikimit të Buxhetit 2019 -2021.
Takimet janë zhvilluar në Gadime dhe Magure me fshatrat e tyre pë rreth.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka theksuar se qarkorja e parë buxhetore ofron kufijtë fillestarë buxhetor për përgadtitjen e planifikimit të shpenzimeve për KAB për periudhen 2019-2021, ndërsa kufijtë përfundimtarë bëhen më vonë dhe bazohen në nevojat e drejtorive si dhe prioritet e qytetarëve, për çka mbahen edhe dëgjimet publike duke respektuar kalendarin kohor të buxhetit si hapat dhe veprimet gjatë procesit buxhetor për vitin 2019. 
Gjatë këtyre takimeve qytetarë të shumtë kanë pasur rastin të bëjnë propozime në mënyrë që këto propozime të inkorporohen në planifikimin buxhetor për vitin 2019 si dhe në KAB 2019-2021.



