Vuçiq: Për herë të parë, ndihem pak i frikësuar!

PUBLIKUAR

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se i frikësohej faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni, kreu i qeverisë serbe tha se, “për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”.

“Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”, tha Vuçiç.

“Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Vuçiq ndodhet në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së, anëtarë të grupit “Miqtë e Serbisë”. /shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Nën kërcënimin e thikës, pesë persona ia grabisin 700 euro dhe një telefon dy shtetasve kolumbiane në Prishtinë

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në...

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Një person është therur me thikë nga disa të tjerë mbrëmë në sheshin “Nëna...

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...