Nisen dëgjimet publike për Kornizën Afatmeseme Bugjetore për periudhen 2019-2021

PUBLIKUAR

Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, Komuna e Lipjanit në orët e pas ditës ka filluar Dëgjimet Publike për Qarkoren e parë buxhetore në fazën përgaditore për planifikimin buxhetor për
Kornizen Afatmesme Buxhetore për vitin 2019– 2021, e cila aprovohet në Kuvend dhe dërgohet në Ministrinë e Financave për të filluar edhe përgaditjen për qarkoren e dytë ku përcaktohen kufijtë buxhetor ku përsëri do të mbahen dëgjimet publike deri në përmbylljen e Planifikimit të Buxhetit 2019 -2021.
I pranishëm në këto diskutime ishte edhe Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.
Takimi i parë është mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete, pastaj ka vazhduar edhe me Shoqatat e Grave, Shoqërinë Civile, Përonat me Aftësi të Kufizuara, të rinjtë Shoqatat e të Rinjëve, Klubet Sportive dhe Fermerët e Komunës së Lipjanit.
Drejtori Buxhet dhe Financa Latif Ramadani ka theksuar se
KAB-i përcakton vetëm kufijtë fillestarë të buxhetit të një Komune, ndërsa kufijtë përfundimtarë bëhen më vonë dhe bazohen në nevojat e drejtorive si dhe prioritet e qytetarëve, për çka mbahen edhe dëgjimet publike.
Gjatë këtyre takimeve u ngriten shumë qështje që lidhen direkt me nevojat e qyetarëve lipjanas.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...