Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot së bashku me Avdullah Hotin kanë takuar Ambasadorin e Francës dhe zëvendësen e tij.
Hoti bënë të ditur se ata së bashku kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe dinamiken politike në BE
“Së bashku me z.Imri Ahmeti, takuam Ambasadorin e Francës dhe zëvendësen e tij. E falënderoj për ftesën ne rezidencën e tij. Biseduam gjatë për zhvillimet në Kosovë dhe dinamiken politike ne BE. Kosova është e bekuar për miqësinë që ka me Francën”, ka shkruar Hoti në facebook.



