Lipjanasi rrah gruan, marrë tretman mjekësor në QKUK

PUBLIKUAR

Ditën e djeshme në Lipjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku në një familje është kryer dhunë ndaj gruas.

Ashtu siç raporton Policia e Kosovës (PK), viktima pas mosmarrëveshjes që pati me bashkëshortin e saj i cili e sulmoi rëndë atë është ankuar në PK ndërsa pas intervenimit të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia Kosovës

Pas rrahjes nga bashkëshorti viktima ka marrë tretman mjeksor ndërsa gjendja shendetësore e saj është jashtë rrezikut për jetën.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar dhe është rrahur nga bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim!

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...