Dje në fshatin Gadime e Ultë në Lipjan në ora 10:20 përmes rrugëve operative është identifikuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili dyshohet për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe falsifikimin e dokumenteve, duke i modifikuar faturat në blerjen e mallrave të ndryshme përmes internetit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga policia: dy llap top dhe një telefon celular, njofton Policia Kosovës.
I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
/LipjaniNews/


