Gjenerata e re e iPhone sjell kamerën me 12 mega-piksel?

PUBLIKUAR

Sipas G4Games është thënë se gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone do të vijë me kamerën e përmirësuar me 12MP me më pak piksel, dhe ky konstatim përputhet me atë të analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, i cili e tha të njëjtën gjë më herët gjatë javës.

Apple ka ofruar kamerën e pasme me 8MP që nga koha kur iPhone 4S u lansua në fund të 2011, kështu që nëse tani e rrit sasinë e megapikselëve në telefonin e saj të ri do të jetë hera e saj e parë në gati katër vjet.

Para iPhone 4S, versioni paraprak i tij – iPhone 4 kishte kamerën e pasme me 5MP, ndërsa iPhone 3GS kishte kamerën me 3MP. Por siç dihet, jo gjithmonë numri i pikselëve ka rëndësi, sepse përmirësimet në softuer zakonisht janë më të rëndësishme për cilësinë e fotografisë.

Gjenerata e ardhshme e telefonave të Apple është thënë se do të vijë me madhësi të ekranit prej 4.7 dhe 5.5 inç, të mundësuar nga procesor A9 me 2GB LPDDR4 RAM dhe Force Touch.

Më tej është thënë se edhe Touch ID do të vijë e përmirësuar, bashkë me mbështetjen e re për kontrollin e gjesteve, një mikrofon shtesë pranë folësit për tu përmirësuar cilësia e zërit, një opsion i ri i artë me nuancë rozë, ndryshimet e brendshme në dizajn dhe më shumë se kaq. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...