Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se ai patjetër do të jetë president i ardhshëm i Kosovës.
“Do t’i kryej këto përgjegjësi institucionale, por do të respektoj marrëveshjen e partneritetit që e kemi si koalicion që presidenti të zgjidhet në fillim të vitit 2016 nga PDK. Unë do të punoj maksimalisht që të krijohet një opinion i nevojshëm dhe i pranueshëm, qoftë nevoja përmes Kuvendit të Republikës apo përmes votës së drejtpërdrejtë. Nëse më pyet, personalisht unë do të isha që të kemi zgjedhje të presidentit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve”, ka thënë Thaçi për RTV BESA.


