Arrestohen 170 persona për shkak të mos pagesës së gjobave

PUBLIKUAR

Njësitet e Stacioneve Policore që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kanë zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore për të arrestuar personat që kërkohen nga drejtësia.

Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, njësitet policore kanë arrestuar këtyre ditëve 170 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale e kundërvajtëse.
“Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e gjykatës, 7 persona, të cilët ishin në kërkim janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 10 ditëve deri në 3 vjet, ndërsa 163 të tjerët pas pagesave të kryera, janë liruar”, thotë zëdhënësi Agim Gashi.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga gjykata, që në afat sa më të shkurtër t’i shlyejnë obligimet e tyre, në të kundërtën janë të detyruar të ndërmarrin masa të këtilla ndalimi.

 

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...