Enca nis punën në albumin e parë

PUBLIKUAR

Enca Haxhia ka zbuluar se ka filluar të punojë në albumin muzikor, që do të jetë edhe i pari i saj.

Këngëtarja shqiptare ka lansuar disa hite shumë të dëgjuara, përfshirë “A po t’pëlqen” dhe “Edhe njo”, por ende nuk ka një album të sajin personal.

Megjithatë duket se nuk do të vonojë shumë dhe ajo do ta lansojë edhe këtë, transmeton Telegrafi.

Kështu ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja, e cila ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale. Në njërën ajo duket shtrirë me gjuhën e nxjerrë dhe duke shkruar se “rikthimi në studio më bën shumë të lumtur”.

“Faleminderit që më bëni të ndjehem e dëshpëruar, e lumtur, e ngazëllyer, e bukur, e zhgënjyer, e ndezur, e vetmuar, në ankth, dhimbje, e humbur, e çmendur, në dashuri… gjithçka do të përfundojë këtu – në albumin tim”, ka shkruar ajo sipër një tjetër fotografie ku shfaqet mikrofoni. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...