Kryesuesi Daut Azemi, priti fëmijët me rastin e 1 Qershorit

PUBLIKUAR

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit Daut Azemi së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Shabani, kanë pritur sot një grup të fëmijëve nga Çerdhja Publike në Lipjan, të cilët i ka uruar për këtë ditë të shënuar për ta.
Pasi i ka njoftuar ata me ambientet brenda objektit të komunës, Kryesuesi Azemi ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim të ngrohtë me fëmijët kryeisht rreth së ardhmes së tyre.
Në anën tjetër fëmijët gjatë qendrimit në Komunën e Lipjanit recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...