Porosia e fundit e Ndrecajt: Mos luani me emër të UÇK-së o hajgaregjinjë!

PUBLIKUAR

Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën “Nato” raportohet se është në mesin e 14 të vrarëve nga grupi i armatosur që ditë më parë zhvilloi përleshje me forcat policore në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë të Maqedonisë.

Në një letër të siguruar nga “Zëri”, Ndrecaj kishte porosi për disa persona të cilët, sipas tij, po laujnë me emrin e UÇK-së.

“UÇK nuk është si pushka e Brahimit me Rroke në të majtë e as nuk ja huq kurrë, po gjithmonë ka goditur dhe godet në cak. Po kjo UÇK-ja e internetit e kjo e Iliridës njëjtë janë, si seriali “Mahmutovit e Regjepovit”. Po, mos luani me emër të UÇK-së o hajgaregjinjë”, shkruhej në letrën e Ndrecajt.

Vlen të theksohet se ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka konfirmuar se Mirsad Ndrecaj, komandant NATO dhe Beg Rizaj, komandant Begu gjenden në mesin e 14 të vrarëve nga grupi i armatosur që ditë më parë zhvilloi përleshje me forcat policore në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Konfirmimi është dhënë nga ana e MPB-së për televizionet në Maqedoni. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...