Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ka lëshuar një komunikat kukanë akuzuar disa nga banorët në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë,për të cilët thonë se i kanë lajmëruar policinë për vendodhjen e tyre, si dhe kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Tiranës të kthejnë vemendjen kah shqiptarët ne Maqedoni.
Në Komunikatën e cila është nënshkruar nga “Alkoill Tetova” thuhet se asnjë nga pjesëtarët e UÇK-së, nuk është manipuluar dhe tradhtuar por i është besuar komandant Sokolit.
“Ushtria Çlirimtare Kombetare , e zhvilloi betejen e luftes në Kumanovë , në lagjen e trimave , ajo betejë ishte e pa pritur , ajo na erdhi dhurat nga qytetaret e vet lagjes , ne personalisht kerkojm ndjejsë per dëmet dhe vrasjet , maltertimet , ju kerkojmë falje , por kerkim falje duhet te del te kerkoj edhe disa prej banorve te lagjes se trimave te cilet i ftuan vet Sllavomaqedonasit per te ber masaker , fati ishte me ne”,thuhet në komunikatën e UÇK-së.
Në komunikatë më tej tregohet, se në këtë lufim 37 orësh, kanë marrë pjesë vetëm përsonat të cilët kishin luftua në siç e quajnë “Luftën e Iliridës” në vitin 2001 dhe 2005, dhe nuk ka pasur përveç UÇK-së, as AKSH dhe as GRI (Garda e Republikës së Iliridës).
“Ne qëndruam për 37 orë përballë porcave te armikut , ju treguam se ne mundemi me ju , i njoftuam se ne perballemi me ju , prandaj lekcioni i Kumanoves ju ka dhen nje mesim gjith trdhetarve dhe Sllavo’maqedonasve .
Ushtria Çlirimtare Kombetare , ishte ajo qe realizoi arenen e luftes dhe askush tjeter , nuk ka pasur as nje antar qe është thirrur qdo her në emer të AKSH-s kta individa qe jan disa u paten zhdukur kur ne filluam pregaditjet , gjithashtu edhe i vetshpalluri Komadant Hamdi Ndrecaj i cili dul hapur qe ju ka bashkuar UÇK edhe ajo është nje skenar i radhes nga rrenat e panumrta te Hamdi Ndrecaj nje manipolator qe qdo her po mundohet te manipoloj.
Kta dy AKSH dhe GRI te nderuar janë INDIVIDË jo Ushtri . Luften e kemi bër ne ata qe ishim në luften e Kosoves , në luften e Lugines , në Luften e Ilirides 2001/ 2005 / . Të nderuar Shqiptarë qdo luftë ka humbje dhe fitore . Askush nga ne që kemi pranuar që të jemi në sherbim të atdheut , nuk jemi manipoluar dhe tradhetuar i kemi besuar Sokolit dhe do i besojm qdo her Kom.Sokolit , por qe e kan manipoluar Sokolin nuk munden me then qe Kom.Sokoli esht tradhetar jo Kom.Sokoli u bë kurban per të gjith të tjerët edhe pse e kishte mundesin që të largohet me grupin tjeter që u larguan në mbrojtje te Sokolit , por Kom. Sokoli u bë HERO .
“Shtabi i UÇK-s , bën me dije se , forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta , me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ . Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast. I bëjme me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë , të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajëshme .
Ne nuk do të mbajmë më përgjegjesi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ. Strukturat e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesëshëm dhe rrijnë larg vatrave të përplasjes me armë. Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve , gënjeshtrave, përcarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi. Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare. Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër. Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. #VAZHDOJMË , LUFTA NUK KA PËRFUNDUAR “, thuhët në komunikatën e UÇK-së./Infodirekt.tv/


