Manipulimet e Testit të Maturës, paralajmërohen ndëshkime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Rreth 7700 maturantë të shkollave të mesme të Gjilanit dhe të Ferizajt të hënën i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore. Edhe ky Test u karakterizua me manipulime të ndryshme

Këshilli i Maturës Shtetërore do t’i anulojë testet e maturës të atyre nxënësve që kanë publikuar fletëpërgjigjet në grupet e krijuara në rrjetet sociale.Nga ky ndëshkim nuk do të shpëtojnë as administratorët, të cilët keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare duke ua lejuar nxënësve posedimin e telefonave gjatë mbajtjes së provimit.

Kështu ka paralajmëruar në një prononcim për gazetën “Zëri” kryetari i Këshillit Shtetëror të Maturës (KSHM) Fehmi Hysenaj.

“Për ata persona që kanë keqpërdorur detyrën do të merren masa ndaj tyre. Jemi duke i kompletuar të dhënat. Pra nxënësve, të cilët në grupet e mbyllura që kemi mundur t’i identifikojmë e që kanë vendosur aty fletëpërgjigje dhe teste do t’u anulohet testi. Atyre administratorëve që nuk kanë marrë masa për ndalim telefonash ose i kanë marrë telefonat i kanë vendosur në tavolinë do t’u publikohen emrat në uebfaqe dhe ata nuk do të jenë më asnjëherë pjesë e procesit monitorues”, ka deklaruar Hysenaj.

Pavarësisht keqpërdorimeve të shumta të raportuara në rrjetet sociale, Hysenaj e vlerëson procesin e Testit të Maturës më mirë se atë të viteve të kaluara

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...