Krijesa misterioze në liqe me kokë derri dhe duar si të njeriut (Video)

PUBLIKUAR

Peshkatarët që po lundronin në një liqe të Shteteve të Bashkuara hasën në një krijesë të misterioze, që nuk dihet ende se çfarë është.

Nëse shikohet nga afër, ajo e ka kokën si të derrit, por brenda në ujë i shihen gjymtyrët, që i ka sikur duart e njeriut, ndërsa ka edhe një bisht të gjatë, transmeton Telegrafi.

“Çfarë dreqin është kjo, eja të ikim sa nuk ka nisur të mbajë erë të keqe”, dëgjohet duke thënë njëri në sfond, teksa largohet prej trupit të dekompozuar.

Ngjarja e pazakontë është bërë virale, dhe është komentuar shumë në internet.

“Koha e gjatë që ka qëndruar në ujë, ka bërë që derrit t’i zgjaten dhe lëshohen këmbët dhe të duken si duart e njeriut”, ishte një prej komenteve.

Shkaku i gjymtyrëve dhe bishtit të gjatë, disa besojnë të jetë qen i dekompozuar, koka e të cilit është fryrë nga uji. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...