Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë

PUBLIKUAR

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka mohuar që pjesëtarët e saj nuk janë dorëzuar ashtu siç kanë deklaruar organet shtetërore në Maqedoni.

Përmes një komunikate lëshuar nga UÇK, në emër të Shtegtarit të Lirisë thuhet se deklarimet se pjesëtarë të kësaj trupe janë dorëzuar janë mashtrime të shtetit sllavomaqedon.

Komunikata

Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pa sakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike. Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur. Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare .

Rroftë Kombi Shqipëtar

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Me respekt Shtegtari i Lirisë 

http://www.gazetalajmi.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...