Është përgënjeshtruar lajmi se Xhemë Lamallari (Baruti) është vrarë gjatë luftimeve në lagjen Kodra e Trimave në Kumanovë.
Musa Lamallari, një familjar i Lamallarit, ka dërguar në portalin Shenja një reagim, ku kritikon raportet e tilla të disa mediave proqeveritare, të cilat i etiketon si “siherbazë mediatikë” të regjimit të Gruevskit.
“Ky regjim do të na vrasë në shtëpitë tona. Jep dezinformata, ku edhe kodoshët e fundit shqipfolës, janë fajtorë kujdestarë që duan të bëhen lëndë djegëse e fundit e këtij regjimi.
Xhemë Lamallari-Barutin e kam djalë axhe. Është invalid lufte, sekretar i SHVL-së në Shkup, jeton me një dhomë prej vitit 2001 dhe është larg çdo skenari, pasi beson se detyrën e tij e ka kryer në vitin 2001, ku edhe ka mbetur invalid për tërë jetën. Kurse liria e shprehjes, mendimit për ngjarjet e fundit është kod i qytetërimit modern”, ka deklaruar ky familjar i Lamallarit.
Më tej, ai thekson se nëse Gruevski, Ahmeti, Musa Xhaferi, por edhe disa “maskarenjë tjerë shqipfolës” prej politikanëve të partive tjera kanë vendosur të qërojnë hesapet me intriga, me invalidë dhe veteranë, le të tregojneë ku janë.
“Ne jemi ne Shkup, nuk ikim… Ju mund të na shpallni edhe të vdekur si t’ua ka qejfi.. Neve nuk na interesojnë zënkat mes LSDM-së dhe VMRO-së, as nuk do të lejojmë argatët e tyre të kidnapojnë çështjen shqiptare, pasi jemi popull paqedashës, por…
Nuk shkojmë kundër vullnetit të Zotit të Universeve!”, ka deklaruar Musa Lamallari. /SHENJA/


