Përfundojnë luftimet, fluturakja pa pilot kontrollon zonën

PUBLIKUAR

(E plotësuar) Siç mësojmë nga burime mirë të informuara nga qyteti i Kumanovës, luftimet tashmë kanë përfunduar teksa policia ka arrestuar grupin prej 29 personave që u dorëzuan tek autoritete maqedonase pas sulmit të sotshëm që ndodhi në qytetin e Kumanovës që në orët e hershme të mëngjesit.

Burime tona tregojnë se për momentin nuk dëgjohet asnjë e shtënë armësh në qytet edhe pse akoma mbizotëron frika dhe panika tek popullata e Kumanovës dhe rrethinës.

Vetëm se vazhdon që në qiell të patrullojë fluturakja pa pilot e cila kontrollon zonën.

Përfundon aksioni policorë në Kumanovë

Sipas informatave të gazetarëve tanë nga tereni, aksioni policorë në Kumanovë ka përfunduar.

Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë.

Të tjerët i janë dorëzuar policisë.Alsat-M
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...