Mbyllet kufiri me Preshevën

PUBLIKUAR

Kufiri mes Serbisë dhe Maqedonisë tek Presheva është mbyllur sonte. Kështu ka mësuar agjencia serbe e lajmeve, “FoNet” nga kjo pikë kufitare.

Si pasojë e mundësisë reale të ardhjes së refugjatëve nga Maqedonia përmes Preshevës kanë bërë që nga Beogradi të nisen përfaqësues të Ministrisë së Punës si dhe Komesari për refugjatë.

Siç mëson FoNet, vetëm gjatë orëve të pasdites, nga Maqedonia, përmes Kumanovës, në Serbi kanë hyrë rreth tridhjetë qytetarë të cilët, të pyetur nga zyrtarët kufitarë, kanë thënë se po ikin nga frika e përleshjeve tjera në këtë qytet.

Kjo agjenci lajmesh ka mësuar gjithashtu se është arritur marrëveshje për vendosjen e refugjatëve maqedonas e serbë, të cilët vijnë nga Kumanova, në Vranjë, qytet i cili është edhe i vëllazëruar me Kumanovën.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...