Policia maqedonase po i mbanë peng burrat shqiptarë, nuk i lejon të evakuohen

PUBLIKUAR

Në Kumanovë në lagjen e trimave policia nuk lejon evakuimin e burrave shqiptar. Kërkojnë ndihmë nga OSBE-ja dhe Ambasada e SHBA-ve.

Ata me orë janë të bllokuar nga policia maqedonase dhe nuk lejohen që të dalin nga kjo zonë ku nga orët e hershme të mëngjesit ka përleshje të armatosur.

Disa persona anonim nga lagjja e trimave për ZHURNAL thanë se policia lejon vetëm evakuimin e grave dhe fë mijë ve, ndërsa burrat me orrë janë të bllokuar dhe nuk ju lejohet që të largohen për tu evakuuar nga ky vend kritik që është shëndruar në betejë lufte.

Megjithatë , ka filluar evakuimi i grave dhe femijeve të ‘lagjes së trimave’ ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.

Ndërkohë menjëherë pas evakuimit raportohet se policia me armatim edhe më të rëndë është nisur drejt Lagjes së trimave.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...