Mobilizohet xhandarmëria serbe, 450 pjesëtarë të saj vendosen te kufiri me Kosovën

PUBLIKUAR

Në kufirin me Maqedoninë janë dërguar forca shtesë policore, njoftojnë mediat serbe duke u thirrur në burime të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Ndërkohë që edhe në kufirin me Kosovën, të cilën Serbia e konsideron vijë administrative, janë dërguar edhe 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe

Urdhri për të të dërguar më shumë policë në zonat kufitare është dhënë nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanovic.

Televizioni publik serb ka bërë të ditur se 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë dërguar afër zonës tokësore të sigurisë me Kosovën.

Ndërkohë për shkak të situatës në Maqedoni Kryeministri i Serbisë nësër në ora 13, ka thirrur një takim urgjent të Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë.Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...