MASHT: Të përgatiten shkollat për Provimin e Maturës

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, u ka bërë thirrje të gjitha shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit që të fillojnë përgatitjet lidhur me organizimin e testit të maturës.

Dita e parë për afatin e Qershorit do të mbahet me 6 qershor 2015. Si dhe dita e dytë me 20 qershor 2015.
Për afatin e gushtit pjesa e parë e maturës shtetërore do të mbahet në 29 gusht 2015, dita e dytë në 5 shtator 2015, në bazë të Ligjit Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore.

E ndërkaq për këtë vit Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin në fuqi (Ligjit Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore) dhe çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit, që të shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe të arrijë kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm.

Kandidatit që kalon Provimin e Maturës Shtetërore i jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë, ndërsa kandidatit që nuk arrin rezultatin e kalueshmërisë shpallet përsëritës i provimit të maturës.

MAShT këtë vit ka përgatitur Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, i cili është rishikim i Ligjit për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore i miratuar më 6 nëntor 2008 në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të 18-të me datë 18 mars 2015 ka aprovuar Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe ka proceduar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës. Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore është miratuar në parim dhe do të vazhdojë shqyrtimin e mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.

Duke pas parasysh procedurat legjislative të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Kuvendit, të cilat mund të zgjasin përtej afatit të caktuar për mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore (6 qershor 2015), si dhe më qëllim të përgatitjeve me kohë dhe organizimit të suksesshëm, këtë vit Provimi i Maturës Shtetërore do të vazhdojë të organizohet sipas ligjit në fuqi.

MAShT në bashkëpunim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të angazhohet në të gjitha fazat legjislative të shqyrtimit të projektligjit, në veçanti në përfshirjen e kontributeve dhe sugjerimeve që dalin nga diskutimet në Kuvend, deri në miratimin e Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...