Modeli i ri i telefonit Nexus do të bëhet nga Huawei

PUBLIKUAR

Më herët ishte thënë se telefoni i ri i linjës Nexus do të prodhohet nga LG për Google dhe tani sipas një raporti të ri që është publikuar kohëve të fundit thuhet se në fakt do të jenë dy pajisje mobile të reja që do të zbulohen si pjesë e linjës Nexus.

Mirëpo përveç LG’së, edhe Huawei janë përfolur si emër që janë në prag të arritjes së marrëveshjes për prodhimin e modeleve të reja të Nexus, që do të thotë se Google do të lansojë dy telefona të mençur Nexus këtë vit.

Telefoni i ri Huawei Nexus me sa duket do të vijë me një ekran prej 5,7 inç, ekranin OLED në Quad HD prej 260 x 1440 pikselëve.

Telefoni i parë i Huawei Nexus gjithashtu thuhet se do të mbështetet edhe nga procesori i Qualcomm Snapdragon 810 octa-core 64 bit, në vend të procesorit të vet kompanisë kineze, dhe nëse ndodhë kështu atëherë kjo do të sugjeronte se Google kishte ndikim në krijimin e harduerit të telefonit.

Deri tani këto janë vetëm specifika të cilat përfolen për modelin e ri të telefonit të Google Nexus, por ende nuk dihet nëse këto raportime do të rezultojnë si të vërteta. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...