Pushojnë të shtënat, 12 policë të plagosur në Kumanovë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

(E plotësuar) Kanë pushuar të shtënat në qytetin e Kumanovës dhe aktualisht situata është e qetë. Jo zyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Derisa banorë që banojnë afër Qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë.

Sipas tyre policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë.

Informacionin për largimin e taksistëve e kanë konfirmuar edhe disa kolegë gazetarë qe gjenden tek Klinika, por të cilëve nuk iu lejohet të hyjnë brenda.

Pamje ekskluzive në Kumanovë!

Ndërkohë gazetari jonë nga tereni njofton se në qendrën klinike para pak çastesh ka arritur edhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov./ALSAT.M/

———————————————————————

Në Kumanovë, pesë policë të plagosur (Foto/Video/

(E plotësuar) Ende nuk dihet sa është numri i viktimave nga përleshjet e mëngjesit në Kumanovë mes forcave policore maqedonase dhe kinse një grupi të armatosur, por konfirmohet se pesë policë janë plagosur .

Jo zyrtarisht mësohet se policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjenden në Spitalin e Kumanovës.

Të gjitha hyrje-daljet në këtë qytet janë të bllokuara nga policia, ndërsa fluturojnë edhe helikopter të ushtrisë mbi Kumanovë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ”Tode Mendoll” të Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedone dhe një grupi tjetër të paidentifikuar deri më tani.

Nga disa shtëpi po shfaqet tymi dhe zjarri në lagjen e banuar me shqiptarë në Kumanovë.

Bëhet e ditur për dy tre shtëpi nga ku po del tymi dhe raportohet për dëme të mëdha edhe në shtëpi tjera.

Policia nëpër këtë lagje të njohur si Lagja e Trimave përmes megafonit po bën thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare.

Policia po vazhdon të jetë e pranishme me forca të mëdha në Kumanovë.

Nuk po lejohen ekipet e gazetarëve të hyjnë në këtë zonë.

Po ashtu banorët theksojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga plumbat dhe se ata janë strehuar në ambiente më të sigurta.

Nga informacionet e fundit për INA bëhet e ditur se janë ndaluar të shtënat e fuqishme në Kumanovë, por ka disa të shtëna sporadike.

Banorë të lagjes së njohur të “Trimave” ku janë koncentruar forcat e mëdha policore deklaruan për INA se për momentin janë ndaluar të shtënat, por vazhdon prania e shtuar policore.

Mbi qytet, sidomos në këtë pjesë po fluturojnë helikopterë ushtarak dhe të policisë

———————————————————————-

Përleshje e armatosur në Kumanovë (Foto/Video/

(E plotësuar) Në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë ka pasur përleshje të armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur. Ka rënë intensiteti i të shtënave në lagjen ”Tode Mendooll”, kurse dëshmitarët okularë kanë vërejtur lëvizje të automjeteve në drejtim të spitalit të qytetit. Ende nuk dihet për bilancin e kësaj përleshjeje.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për gazetën “Lajm” përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.

“Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës”, theksoi Kotevski.

Ai shtoi deri sa nuk përfundon aksioni, nuk mund të japë informacione për viktima eventuale, të lënduar apo të arrestuar. Por gjithashtu ka informuar se nuk ka incidente tjera apo aksione në qytete të tjera apo në vendbanimet e tjera të Kumanovës dhe Likovës, transmeton INA.

Sot në orët e hershme të mënghjesit në lagjen ”Tode Mendoll” të Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedone dhe një grupi tjetër të paidentifikuar, deri më tani. Të shtënat po shqetësojnë banorët e kësaj lagjeje dhe të mbarë qytetit. Rafalet e të shtënave nuk kanë të ndalur. Ka lëvizje edhe të helikopterëve. Flitet për përdorim armësh të kalibrave të ndryshëm. Deri më tani nuk kla njoftim zyrtar lidhur me atë se çka po ndodhë në Kumanovë.

Banorët janë tejet të shqetësuar dhe ata shprehin habi se si është e mundur të zhvillohet ky aksion i armatosur në një mjedis urban pa paralajmërim nga institucionet e shtetit që popullata të ketë kujdes në lëvizjet e tyre.

Derisa po raportojmë merret vesh se një shtëpi në këtë lagje po digjet.

Informacionet e fundit nga terreni flasin për të lënduar, kurse janë vërejtur edhe lëvizje të autoambulancave në drejtim të Shkupit. Për viktima eventuale ende nuk ka njoftime.

Dëshmitarë okularë në afërsi të spitalit të qytetit njoftojnë se janë vërejtur lëvizje të shtuara të automjeteve ushtarake e policore, të cilat kanë sjellë trupa njerëzish nga terreni. Ende nuk dihet për të viktima eventuale në këtë aksion të armatosur.

Në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme.

Vazhdojnë të shtënat e fuqishme të armëve të llojeve të ndryshme në Kumanovë.


 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...