Bahtiri: Së shpejti hiqet barrikada

PUBLIKUAR

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të hiqet i ashtuquajturi ‘Parku i paqes’ mbi urën e lumit Ibër.

Ai ka thënë se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, përpos heqjes së barrikadës janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri.

Bahtiri për ‘Epokën e re’ ka thënë se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ndërsa, duke folur për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën.

Ai ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...