Fusnota që s’po shkrihet

PUBLIKUAR

Kosova po vazhdon të prezantohet jashtë vendit me fusnotë, edhe pse zyrtarët qeveritarë patën deklaruar para tre vjetësh se marrëveshja për përdorimin e fusnotës për Kosovën nuk paraqet problem për vendin sepse kjo fusnotë do të shkrihet shumë shpejt.

Madje po ndodh e kundërta, përdorimi i fusnotës tani ka filluar t’i pengojë edhe vetë institucionet e Kosovës, të cilat po refuzojnë të marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare. Në disa organizime të fundit Kosova është paraqitur me asterisk (fusnotë), shkruan ‘Zëri’.

E fundit ka ndodhur gjatë kësaj jave kur Qeveria e Kosovës e ka refuzuar në momentin e fundit pjesëmarrjen në një konferencë rajonale për çështje të pushtetit lokal të organizuar nga OSBE-ja, në Budva të Malit të Zi.

Në këtë konferencë ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...