Të miturat, cak i ISIS-it

PUBLIKUAR

Dy vajza nga fshati Terpezë (Viti) të moshës 14-vjeçare, kanë shpëtuar në momentin e fundit, pa rënë në duart e rrjetit të ekstremistëve të ISIS-it. Më 28 mars 2015, Qëndresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, të dyja ende pa i mbushur 15 vjet, ishin nisur për t’iu bashkuar grupeve të ISIS-it në Siri.

Pa dokumente me vete, ato kishin zgjedhur rrugën ilegale të kalimit të kufirit përmes Maqedonisë, shkruan “Zëri”.

Dy vajzat e mitura, në momentet kur po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht, janë zënë nga Policia e Kosovës.

Altina mbush 15 vjet, më 30 maj, kurse Qëndresa më 4 qershor, të dyja kanë lindur në vitin 2000, dhe vijojnë klasën e nëntë, në shkollën fillore “Hysen Terpeza”, në fshatin Terpezë (Viti).

Shoqe të fëmijërisë, pa dijeninë e familjeve dhe të askujt tjetër vendosin të marrin rrugën drejt Sirisë më 28 mars 2015.

Kjo ngjarje kishte shokuar gjithë banorët e fshatit. Nuk u desh shumë kohë për t’u përhapur lajmi, fshati ka rreth 2200 banorë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...