Mustafa i gëzohet ndërprerjes së grevës së mësimdhënësve

PUBLIKUAR

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, ka deklaruar se mirëpret ndërprerjen e grevës nga ana e sindikalistëve të SBASHK-ut.

Ai ka garantuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet për të korrigjuar ndonjë lëshim të mundur në listat e pagave për muajin prill.

“Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut për të normalizuar mësimin nga dita e nesërme. Do të ndërmerren të gjitha veprimet për të korrigjuar ndonjë lëshim që ka mundur të rrjedh në listat e pagave të muajit prill. Krahas kësaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike do të përgatisin listat e pagave për muajin e ardhshëm me shtesën për përvojë për çdo vit prej 0.5% për të gjithë të punësuarit, që marrin paga nga Buxheti i Kosovës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...