“Gërmia” sot e mbyllur për automjete

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me rastin e festës së 1 Majit, nga sot deri më 3 maj, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR – it, EULEX – it dhe automjeteve emergjente.

“Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të ‘Trafiku Urban’, linja 4, linja 5 ‘Ulpiana’ dhe ‘Gërmia’, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ‘Hortikulturës’, ’Pastrimi’ dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të ‘Gërmisë’.

Sipas njoftimit të komunës pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, “Tauk-Bahçe” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazmi Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazmi Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” , kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e “Gërmisë” deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus “Trafiku Urban”, linja 4, ndërsa linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmia” deri në Sofali.

Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspekcionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...