GRABITJE E ARMATOSUR NË SKENDERAJ

PUBLIKUAR

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt.

Dy persona të panjohur kanë kërkuar nga një taksist që t’i dërgoi deri në Vushtrri, ndërsa pasi kanë nisur rrugën të njëjtit i kanë grabitur atij 65 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe deri më tani nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i grabitësve.

“Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së çdo informacioni në lidhshmëri me rastin e ‘grabitjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ai ka thënë se është siguruar deklarata e viktimës për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë.

Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje me armë’.

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...