Duke punuar mbi një hulumtim rreth të mbjellave, gazetari La voz de Galicia Paula Vasquez, në Kabana de Bergantinos, ka rastisur të bisedojë me Dolores Leis Antelo, e cila punon si fermere, por që ngjan shumë me presidentin aktual të SHBA-ve.
Sapo gazetari hodhi foton e saj në Instagram, rrjetet sociale kanë qenë të “mbushura” me foton e saj, pikërisht për shkak të ngjajshmërisë me Donald Trump, transmeton portali arbresh.info
Dolores ka lindur në vitin 1954 dhe është rreth dhjetë më e vogël se Donald Trump.
Mbesat e saj i kanë treguar asaj se tanimë ajo është një person i famshëm.
Nipat dhe mbesat e saj kanë thënë se Dolores nuk di të përdorë kompjuterin dhe paisjet tjera teknologjike./arbresh.info/


