Sheshel flet për ndarje të Kosovës

PUBLIKUAR

Politikani serb që është i dënuar për krime të luftës në ish Jugosllavi, Vojislav Seselj, është shprehur kundër ndarjes së Kosovës.

Sipas tij, për Serbinë kjo është të ndërrosh diçka që është e jotja me diçka tjetër tënden. E thotë se edhe vetë ka punuar çështja e Kosovës të mbetet konflikt i ngrirë derisa të krijohen kushtet e favorshme për Serbinë, përcjellë gazetametro.net“Unë për këtë (ndarjen) kam folur si njëra prej mundësive, megjithatë unë jam kundër ndarjes së Kosovës sepse jam për atë që ta ruajmë Kosovën në tërësi. Unë me vite kam punuar për ngrirjen e konfliktit derisa të vijë rasti i volitshëm”, ka thënë Seselj.

“Ne në konfliktin me regjimin prej ditës së parë nuk jemi për ndarjen e Kosovës. Këtë do ta kundërshtonim ashpër, sepse me këtë Serbia do të ndërronte diçka të veten për diçka të veten”, deklaroi ai.

Seselj është politikani më ekstrem i Serbisë, i cili kërkon që Serbia të lë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe të synojë përforcimin e aleancës me Rusinë.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...