Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka thënë se Kroacia do të vazhdojë dialogun me Serbinë por kjo duhet të dënojë qartazi veprimin e Vojislav Seselj.
Ai theksoi se në incidente të tilla si ai me flamurin kroat në Beograd, Kroacia do të reagojë më vendosmëri, transmetonGazetaMetro.net
Plenkovic tha se nga Serbia kërkon të dënoj veprimin në fjalë pa u menduar 2 herë.
“Vazhdimi i dialogut me Serbinë presim të ndodh në kontekstin e dënimit të sjelljes së Seselj”, tha Plenkovic.
Ai shtoi se hapja e përfaqësisë së Odës Ekonomike Kroate në Beograd, tregon se Kroacia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët.
“Do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira me fqinjët, e ndaj ngjarjeve të tilla do të reagojmë me vendosmëri”, u shpreh Pljenkovic, në të njëjtën ditë kur homologia e tij Ana Brnabic e quajti të gabuar vendimin e delegacionit kroat që e ndërpreu vizitën në Beograd, pasi i raportua se Vojislav Seselj e shkëli flamurin e këtij shteti në korridorin e parlamentit serb.


