Studentja: 700 euro për një provim, pedagogët na ngacmojnë seksualisht

PUBLIKUAR

Studentët e universiteteve publike jo rrallë herë detyrohen të paguajnë shumë të mëdha kundrejt notës.

Abuzimet nga pedagogët vazhdojnë të jenë të pranishme dhe më famëkeqi rezulton fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Të rinjtë kanë denoncuar se paguajnë shuma nga 500-700 euro për një provim, madje mes abuzimeve ka patur edhe raste të ngacmimeve seksuale, shkruan GSH.

Ky fakt është konfirmuar nga Arbjola Çibukaj, studente e departamentit të gazetarisë, njëherësh aktiviste e Lëvizjes “Për Universitetin”.

“Çmimet janë shumë të larta duke patur parasysh që nuk bëjmë vetëm një kurs. Nuk na lejojnë fotokopjen, me pretekstin se është e drejta e autorit, ndërsa libri as shtëpi botuese nuk ka.

Kjo nuk është normale që të bëhet presion për të blerë librin. Më shumë jemi fokusuar te problemi i mitmarrjes.

Është e frikshme se si ankesat nuk kanë të mbaruar, madje, studentët kanë denoncuar edhe raste të ngacmimeve seksuale në auditorë”, është shprehur Çibukaj, duke shtuar se “një shumë pedagogë shantazhojnë me notën në këmbim të shumave të larta prej 700 euro për një provim, ose të kundërt ngelin”.

Ajo ka shtuar se më të shumta në numër janë denoncimet që vijnë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, i Mjekësisë dhe universitetet publike në rreth. /albeu.com/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...